preloader

rreth nesh

s

Thomas Enkelana u themelua në 1992 si një biznes i vogël familjar. Sot, Thomas Enkelena Shpk është një nga liderat e tregut të kafesë në Shqipëri dhe operon me një linjë prodhimi tërësisht të automatizuar, teknologji moderne dhe makineri bashkëkohore.

‘Klientë të kënaqur’ janë forca jonë lëvizëse; prandaj, ne kemi zgjedhur kokrrat më të mira të kafesë dhe kafen premium Arabica për të ofruar përzierje dhe mishela që kënaqin shijen dhe ndjesitë e të gjithëve. Duke pasur njohuritë dhe ekspertizën e vendeve elitare në prodhimin e kafesë, të kombinuar me teknologji moderne dhe përkushtim për të sjellë më të mirën për klientët tanë, jemi përkushtuar të jemi fillimi energjik i ditës për çdo adhurues të kafesë.

produktet e thomas enkelana

s

Kompania jonë ka portofolin më të madh të produkteve të kafesë të prodhuar plotësisht brenda shtëpisë. Portofoli përfshin një gamë të larmishme të produkteve të kafesë dhe produkteve të lidhura me kafenë duke emëruar kafe turke, kafe ekspres, bustina, kapsula, nitro-ekspres në kanaçe, pa kafeinë, kafe filtër, kapuçino e çastit, çokollatë e zezë / e bardhë, makiato latte etj.

E-Shop

s

Kafe Turke

Një përzierje e cilësive më të mira të kafesë, të pjekura, të bluara dhe paketuara me kujdes për të ruajtur shijen origjinale të një kafeje turke.

Kafe Turke Premium

Kafja turke premium përmban kokrra Arabike, të pjekura, të bluara dhe paketuara me kujdes për të ruajtur shijen e plotë dhe unike të një kafeje turke!

Espresso Premium

Mishelë e krijuar me 100% kokrra Arabike me cilësi premium. Të pjekura në temperaturën e duhur në mënyrë që kokrrat e kafesë Arabike të ruajnë aciditetin e tyre të fortë aromatik.

Kapsulë Nespresso

Përzierja e Arabikes dhe Robusta-s me karakter të fortë dhe të veçantë, të ëmbëlsuar nga Arabika e cila shton dhe përmirëson aromën. Vulosja hermetike, e ruajtur në gazin e azotit, ruan aromën dhe shijen e kafesë së sapo bluar.

Kafe Filtër Superiore

Kafeja filtër tenton të tërheqë më pak aciditet dhe thekson aromat më komplekse, por të sofistikuara. Kafja jonë filtër është e paketuar në letër pa ajër të presuar që përmirëson aromat dhe vajrat e kafesë.

Nitro-Espresso

Prania e azotit të lëngshëm shton presionin në enën e aluminit, gjë që ndihmon në zvogëlimin e nivelit të oksigjenit duke ruajtur aromën dhe erën e ekspresit. Nitro-ekspres përdoret gjerësisht në bare.

Dëshmi

s

Thomas Enkelana personifikon trinomin 'mendje njerezore - teknikë moderne - produkt cilësor'. Kjo kompani ka sjellë dhe vazhdon të sjellë avancimin teknologjik dhe inovacion në produkte në industrinë shqiptare të kafesë dhe kjo reflektohet ne cilësinë e lartë të produkteve dhe shijen autentike. Pa ndroje do ti quaja "Nje kompani që është një hap përpara tregut".

Dolor Spiru , Ekspert i makinerive të kafesë

KAFEJA ESHTE NJE ...." SHPREHJA E NDJESIVE DHE KENAQESISE" Por kënaqësia e pirjes së një kafeje të mirë është dashuria dhe përkushtimi që ju i kushtoni kafesë tuaj !!!

Antonio D’ALESSIO , Sipermarres dhe ekspert ne industrine e kafese

Blogu i Kafesë

s

Na Kontaktoni

s