rreth nesh
Thomas Enkelana u themelua në 1992 si një biznes i vogël familjar. Sot, Thomas Enkelena Shpk është një nga liderat e tregut të kafesë në Shqipëri dhe operon me një linjë prodhimi tërësisht të automatizuar, teknologji moderne dhe makineri bashkëkohore, duke ruajtur gjithashtu bluarjen tradicionale me mullinj guri. Thomas Enkelana Shpk ka bashkëpunuar me firmat më prestigjioze italiane dhe liderët botërorë në ofrimin e makinerive të përpunimit të kafesë si Brambati S.r.l., Profitech S.r.l. TME S.r.l., PRO.VE.MA S.r.l., Silfa Sr.l. Kompania jonë ka portofolin më të madh të produkteve të kafesë të prodhuar tërësisht brenda vendit. Portofoli përfshin një gamë të larmishme të produkteve të kafesë si kafe turke, kafe ekspres, cald, kapsula, nitro-ekspres, kafe pa kafeinë, kafe filtër, kapuçino, çokollatë e zezë dhe bardhë, late makiato etj.
‘Klientë të kënaqur’ janë forca jonë lëvizëse; prandaj, ne kemi zgjedhur kokrrat më të mira të kafesë dhe kafen premium Arabica për të ofruar përzierje dhe mishela që kënaqin shijen dhe ndjesitë e të gjithëve. Duke pasur njohuritë dhe ekspertizën e vendeve elitare në prodhimin e kafesë, të kombinuar me teknologji moderne dhe përkushtim për të sjellë më të mirën për klientët tanë, jemi përkushtuar të jemi fillimi energjik i ditës për çdo adhurues të kafesë.
Përveç kanaleve të shitjes me pakicë dhe shpërndarjes, Thomas Enkelana Shpk operon në sektorët e lokaleve dhe restoranteve duke siguruar jo vetëm produktin e kafesë por edhe aparatet e ekspresit duke bashkëpunuar me prodhuesit më të mirë të makinerive të kafesë në Spanjë dhe Itali si Faber, RDL etj. Thomas Enkelana Shpk siguron shërbime teknike për aparatet e kafesë për klientët e saj dhe shpërndarje të shpejtë në të gjithë vendin.
Duke pasur përvojën dhe ekspertizën në prodhimin e kafesë prej gati 3 dekadash, ne ofrojmë shërbime këshillimi dhe private label për bizneset që duan të hyjnë në industrinë e kafesë. Përveç pronësisë së plotë të prodhimit, ne mbështesim zhvillimin e produktit duke krijuar përzierje të reja dhe unike të kafesë që përputhen me preferencat dhe nevojat e bazës së tyre të klientit. Njohuritë teknike dhe inovacioni i vazhdueshëm në linjën e prodhimit janë garancia që ne u ofrojmë partnerëve tanë.
VLERAT
- Integritet
- Përsosmëri
- Përgjegjësi
- Transparencë
PARIMET E PUNËS
- Fokusi tek Klienti
- Zhvillimi i njerëzve
- Përkushtim maksimal
- Profesionalizmi
- Cilësia e produktit dhe shërbimit
- Puna në grup
- Efikasiteti & Efektiviteti