preloader

Kafeja Turke

Përzjerjet tona unike të kafesë turke janë krijuar nga 100% kafe e pastër Arabike.

Në linjën tonë të prodhimit, në ndjekim hapat e traditës qindra vjeçare. Kompania jonë është një ndër të vetmet që bluan kokrrat e përzgjedhura të kafesë me anë të mullinjve të gurit. Gurat janë të gdhendur me dorë me përkushtim të lartë nga mjeshtit tanë. Kjo rezulton në ndjesinë më të mirë të kafes së bluar më imtesi, duke mos shkatërruar kështu shijen dhe aromën e kokrrave të kafesë.

Siguruar nga: Linja superiore, Standarde dhe Ekonomike.

Kafe Filtër

Kafeja filter e Thomas Enkelana tenton të tërheqi më pak aciditet dhe thekson aromat komplekse më të sofistikuara. Kafeja jonë filtër është e paketuar në paketa pa ajër, në letër nën presion e cila thekson aromat dhe vajrat e kafesë.

Mundesohet në linjën Superiore, linjën Oro dhe linjën Ekomike

Kapsulat

Kapsulat e kafesë sonë vijnë në 5 shije të ndryshme.

Ne ofrojmë dy formate të ndryshme kapsulash, të përshtatshme për makineritë Nespresso dhe Espresso Point.

Kafe ekspres

Ne ofrojmë një larmishmëri të bluarjes së kokrrave të kafesë me cilësinë më të lartë premium, që diferencojnë në dy nota kryesore: shija dhe aroma.

Mundësuar në paketa 1kg

Nitro-Espresso

Prezenca e nitrogjenit të lëngshëm shton presion në kanaçet e aluminit, gjë që ndihmon zvogëlimin e oksigjenit brenda tyre, duke shkuar kështu në mbrojtjen e shijes dhe aromës së ekspresit. Nitro-Espresso përdoret kryesisht në bare.

Bustina

Përzierja e kafes Arabike e Thomas Enkelana me një shije të butë, të pasur dhe shije intensive është krijuar nga përpunimi i kujdesshem i kokrave arabike, të zgjedhura me mënçuri nga zona të ndrryshme të globit. Bustinat tona janë të njohura për shijen autentike të balancuar, të lehtë e të ëmbel. Çdo bustinë e Thomas Enkelana përmban një masë të dozuar dhe të paketuar në mënyrë perfekte të përzierjes unike, e mbyllur në një leter filtri ekologjik e dizenjuar për të ruajtur freskinë dhe shijen maksimale në çdo filxhan.

Liker Kafeje

Liker Kafeje e prodhuar në mënyrë unike përmban ekstraktin më të mirë të kafesë arabike të Thomas Enkelana. Nxjerrja e këtij ekstrakti nga kokrrat e pjekura te kafesë bëhet me anë të një makinerie prej çeliku inoks, duke rezultuar kështu në një pije alkoolike me një efekt stimulues prej kafeinës natyrale që përmban bima e kafesë

Përbërja alkoolike (% Vol) : 28%

0.7 L

Kakao

Pluhur kakao DeZaan Premium 10-12% yndyrë

Mundësohet në tre paketime: 250 gr, 400 gr, 1000 gr.

Piper i kuq i bluar (jo djegës)

Kikirika

Kikirikët e zgjedhur me kujdes të veçantë nga Argjentina janë pjekur dhe kalitur në mënyrë delikate për t’u dhënë kështu një shije më unike e në te njëjtën kohë tërësisht natyrale. Thjesht shijojeni direkt nga paketimi si një snack ose shtojini ato në gatimet tuaja për t’i dhënë këtyre të fundit një shije më të veçantë.